Menu Schließen

JAVA E TRETË E KRESHMEVE E DIELË – A

Leximi parë (Dal 17, 3-7)
Na jep ujë për të pirë.

Lexim  prej Librit të Daljes
Në ato ditë, populli hoqi keq për ujë dhe nynykatte kundër Moisiut: “Përse na bëre të dalim prej Egjiptit për të na vrarë ne, fëmijët tanë dhe bagëtitë tona”? Moisiu iu drejtua Zotit me këto fjalë: “Çfarë të bëj me këtë popull? Edhe pak dhe do të më vrasin me gurë”. Zoti i tha Moisiut: “Shko para popullit; merr me vete disa prej pleqve të Izraelit, merre në dorë shkopin, me të cilin e godite lumin dhe nisu! Ja, unë do të qëndroj para teje përmbi qetën e Horebit. Ti bjeri shkëmbit e prej tij do të shpërthejë uji që populli të pijë”. Moisiu bëri ashtu ndër sy të pleqve të Izraelit. Atë vend Moisiu e quajti: Masa dhe Meriba, për shkak të grindjes së bijve të Izraelit dhe pse e tunduan Zotin, kur thanë: “A është Zoti me ne apo nuk është”? Fjala e Zotit

 

 


Psalmi 95 (94)

Ref. Bëj që ta dëgjojmë zërin tënd, o Zot.

Ejani t’i këndojmë Zotit,
t’i brohorisim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T’i dalim para me falenderim,
t’i këndojmë këngë hareje!
_____________________

Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij,
të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
ne jemi populli i kullotës së tij,
grigja që ai ruan.
___________________

Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij:
“Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
 porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,
kur etërit tuaj më vunë në sprovë:
më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.

 

 


Leximi i dytë (Rom 5, 1-2. 5-8)

Dashuria e Hyjit u ndikua në zemra tona me anë të Shpirtit Shenjt që na u dhurua.

Lexim prej Letrës së Shën Palit apostull drejtuar Romakëve
Të shfajësuar, pra, me anë të fesë, jemi në paqe me Hyjin nëpër Jezu Krishtin, Zotin tonë, nëpër të cilin [me anë të fesë] fituam hirin, në të cilin tani jemi dhe me të cilin mburremi, sepse shpresojmë se do të kemi pjesë në lumturinë e Hyjit.e shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Hyjit u ndikua në zemrat tona me anë të Shpirtit Shenjt që na u dhurua. Dhe njëmend, ndërkohë, kur ne ishim të pafuqi, Krishti, në kohën e duhur, vdiq për keqbërësit.  E pra, vështirë do të pranonte kush të vdesë për një njeri të drejtë ‑ ndoshta për ndonjë njeri të mirë ndokush edhe do të merrte guxim të vdesë.  Por Hyji e dëftoi dashurinë e vet kundrejt nesh kështu: ndërsa ne ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Fjala e Zotit

 


Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!

Zotëri, ti me të vërtet je Shelbuesi i botës:
na jep ujë të gjallë që të mos kemi më etje.
Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!

 

 

 


Ungjilli ( Gjn 4, 5- 42)

Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjonit
Arriti, pra, në qytetin e Samarisë që quhet Sihar, afër pronës që Jakobi ia pati dhënë Jozefit, birit të vet.  Aty ishte pusi i Jakobit.Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul të rrijë në grykën e pusit. Ishte diku rreth orës gjashtë.  Një grua nga Samaria erdhi të mbushë ujë. Jezusi i tha:“Më jep të pi!” Nxënësit e tij kishin shkuar në qytet të blejnë ushqime. Samaritania i tha:“Si? Ti që je judeas, kërkon ujë prej meje që jam samaritane?”[Sepse judenjtë nuk marrin e japin me samaritanë]. Jezusi iu përgjigj:“Po ta dije ti çka të dhuron Hyji dhe kush është ai që të thotë:‘Më jep të pi!’, ti vetë do të lypje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të gjallë! “Zotëri ‑ iu përgjigj gruaja ‑ ti s’ke as me çka të mbushësh ujë e pusi është i thellë! Nga, pra, mund të kesh ujë të gjallë? A mos je më i madh se ati ynë Jakobi, që na dha këtë pus, piu vetë prej tij, si edhe bijtë e tij e bagëtitë e tij.” Jezusi iu përgjigj:“Kushdo që pi këtë ujë përsëri do të ketë etje. Kurse, kush do të pijëujin që unë do t’ia jap, kurrë më nuk do të ketë etje, madje uji që unë do t’ia japdo të bëhet në të burim që rrjedh në jetën e pasosur.”Po i thotë gruaja:“Zotëri, më jep ashtu uji që të mos etem më e të mos më duhet të vij këtu të mbush!” Ai i tha:“Shko, thirre burrin tënd dhe eja këtu!“Unë nuk kam burrë!”‑ iu përgjigj ajo.“Mirë the! ‑ ia ktheu Jezusi ‑ ‘S’kam burrë!’ Sepse i pate pesë burra, e ky që ke tani, nuk është burri yt! Fole të vërtetën“Zotëri ‑ vijoi gruaja ‑ po shoh se je profet. Etërit tanë adhuruan në këtë mal, kurse ju thoni se në Jerusalem është vendi ku duhet të bëhet adhurimi.”Jezusi i tha:“Më beso mua, o grua, po vjen koha, kur nuk do ta adhuroni Atin as në këtë mal as në Jerusalem. Ju adhuroni atë që s’e njihni, ne adhurojmë atë që e njohim, sepse shëlbimi vjen prej judenjve. Por po vjen koha ‑ e tani është!‑ kur adhuruesit e vërtetë do ta adhurojnë Atinnë shpirt e në të vërtetë, sepse Ati kërkon tamam adhurues të tillë. Hyji është shpirt, dhe ata që e adhurojnë duhet ta adhurojnë në shpirt e në të vërtetë.” Gruaja i tha:“E di se do të vijë Mesia, që quhet Krisht. Kur të vijë, ai do të na zbulojë gjithçka” Jezusi i tha:“Unë jam Mesia, unë që po flas me ty!” Ndërkaq arritën nxënësit e tij dhe u çuditën që po fliste me një grua. Porse, prapë, askush nuk e pyeti: “Çka do?” ose: “Pse po flet me të?”  Gruaja e la enën dhe shkoi në qytet. U tha njerëzve: Ejani e shihni njeriun që më tregoi gjithçka kam bërë. A mos është ky Mesia?” Ata dolën prej qytetit dhe u nisën për tek ai. Ndërkaq nxënësit po e lutnin:“Rabbi, ha!” Ai u tha:“Kam për ushqim një gjellë tjetër që ju s’e dini.” Nxënësit pyetën njëri‑tjetrin:“A mos i solli ndokush ushqim?”Jezusi iu përgjigj:“Ushqimi im është  të zbatoj vullnetin e atij që më dërgoi, të kryej veprën e tij.A nuk thoni ju:‘Edhe katër muaj e, ja, korrja?’Ja, unë po ju them: Çoni sytë tuaj dhe shikoni:arat u zbardhuan për korrje! Tanimë korrtari po e merr pagën dhe po mbledh frytin për jetën e pasosur, që mbjellësi e korrtari të galdojnë së bashku! Në këtë gjë vërtetohet fjala:‘Njëri mbjell e një tjetër korr’! Unë ju dërgova të korrni atjeku ju s’derdhët djersë:të tjerët u munduan e ju trashëguat frytin e djersës së tyre.” Shumë samaritanë prej atij qyteti besuan në të për shkak të fjalës së gruas që dëshmoi: “Më tregoi gjithçka kam bërë.” Kur, pra, samaritanët erdhën tek ai, iu lutën të rrijë tek ata. Jezusi ndenji mes tyre dy ditë. Por shumë më tepër njerëz besuan në të për arsye të mësimit të tij. Gruas i thoshin: “Tani nuk besojmë vetëm pse na tregove ti: vetë e dëgjuam dhe e dimë se me të vërtetë është Shëlbuesi i botës.”  Fjala e Zotit