Menu Schließen

JAVA E GJASHTË E PASHKËVE  E DIELË – A

Leximi i parë (Vap 8, 5-8, 14-17)
I vënin duart mb ita dhe ata merrnin Shpirtin Shenjt

Lexim prej Veprave të Apostujve
Kështu Filipi zbriti në qytet të Samarisë dhe filloi të predikojë Mesinë. Turmat ua vinin veshin me kujdes mësimeve të Filipit, sepse i dëgjonin dhe i shikonin shenjat e mrekullueshme që bënte. E njëmend, prej shumë të djallosurish dilnin shpirtrat e ndytë duke bërtitur me zë të lartë, shëroheshin shumë të paralizuar e të çalë. Dhe u bë gëzim i madh në atë qytet. Kur apostujt dëgjuan në Jerusalem se Samaria e kishte pranuar Fjalën e Hyjit i dërguan atje Pjetrin e Gjonin. Këta zbritën atje, u lutën për ta që ta merrnin Shpirtin Shenjt, sepse ende nuk kishte zbritur mbi asnjërin ndër ta; ata vetëm ishin pagëzuar në Emër të Jezusit Zot.  Atëherë vunë duart mbi ta dhe ata morën Shpirtin Shenjt.  Fjala e Zotit

 

 

Psalmi 66 (65)
Ref.Veprat e Zotit janë të mëdha.
_______________________

Mbarë toka le t’i brohorasë Hyjit,
këndoni lavdisë së Emrit të tij,
lartësojeni lavdinë e tij të pamasë!
Thuajini Hyjit: “Sa të mrekullueshme janë veprat e tua!
________________________

Le të të adhurojë mbarë toka e le të të këndojë,
le t’ia thotë këngës për nder të Emrit tënd”!
Ejani e shikoni veprat e Hyjit:
bëri mrekulli shtanguese mes bijve të njerëzve!
___________________________

Ai e shndërroi detin në terik,
këmbë e kaluan lumin
për këtë galdojmë me gëzim.
Ai sundon për amshim me pushtetin e vet,
_________________________

jani, dëgjoni, të gjithë ju që e druani Hyjin,
do t’ju tregoj çfarë i bëri shpirtit tim.
Qoftë bekuar Hyji
që s’ma hodhi poshtë lutjen time
e nuk ma mohoi mëshirën e vet!

 

 

Leximi i dytë (1Pjt 3, 15-18)
I vrarë në trup, por i ngjallur me anë të Shpirtit.

Lexim prej Letrës së parë të Shën Pjetrit apostull
Fort të dashur, adhuroni me  shenjtëri në zemrat tuaja Krishtin Zot! Jini gjithmonë të gatshëm t’i jepni përgjegje gjithsecilit që prej jush kërkon arsyen e shpresës që është në ju, por me butësi dhe me nderimin e duhur, me ndërgjegje të mirë, në mënyrë që ata, që flasin keq për jetën tuaj në Krishtin, pikërisht në atë pikë, në të cilën juve ju shpifen, të mbesin të turpëruar. 17 Përnjëmend është më mirë të hiqni keq – nëse është vullneti i Hyjit – duke bërë mirë se duke bërë keq. E njëmend edhe Krishti një herë vdiq për mëkate (tona), i Drejti për të padrejtët që t’iu shpiente te Hyji – njëmend i vrarë në trup, por i ngjallur me anë të Shpirtit Fjala e Zotit

 

 

Aleluja!
Nëse ndokush më do, ai do të ma mbajë fjalën, thotë Zoti. Ati im do ta duajë e tek ai do të banojmë.
Aleluja!

 

 

Ungjilli (Gjn 14, 15-21)
Do t`i lutem Atit dhe Ai do t`ju japë një mbrojtës tjetër

Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjonit
Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet: “Nëse më doni, do t’i mbani urdhërimet e mia. Edhe unë do t’i lutem Atitdhe Ai do t’ju japë një Mbrojtës tjetër, që të jetë me ju përgjithmonë: Shpirtin e së Vërtetës, që bota s’mund ta marrë, sepse nuk e sheh as nuk e njeh. Ju e njihnisepse Ai banon me ju e është në ju. Nuk do t’ju lë jetimë;do të vij tek ju. Edhe pak kohë e bota nuk do të më shohë më, ndërsa ju do të më shihni, sepse unë jetoj edhe ju do të jetoni. Atë ditë do ta kuptonise unë jam në Atin tim, ju në mua e unë në ju. Kush i ka urdhërimet e mia dhe i mban, ai më do;dhe atë që më do mua, do ta dojë edhe Ati im, edhe unë do ta duadhe do t’i dëftohem.” Fjala e Zotit