Menu Schließen

18.06.17 – Shtegtimi këmbë në Flüeli Ranft


Tash disa vite Misioni ynë organizon meshë te “Bruder Klaus” në Flüeli Ranft. Këtë vit shtegtuan këmbë rreth 5 orë 20 besimtarë tanë. Mesha ishte në Kapelën e poshtme në Flüeli, e në pretkun e rastit Don Agimi foli mbi dëshminë dhe shenjtërinë e shën Nikollës nga Flüeli, si dhe kuptimin e shtegtimit. Këtë vit po shënohet  600 vjetori i lindjes së Shën Nikollës. Pas meshës së shenjtë në ambient të bukur natyror është shtruar dreka e përbashkët për të gjithë me një atmosferë vëllazërore. Pastaj vizituam shtëpinë e lindjes së tij, kishën famullitare si edhe varrin e këtij shenjti në Sachseln, shembull i flijimit për të mirën dhe pajtimin e popullit.