menu close menu

Kronika e misionit

15.10.2017 – 25-Vjetori i themelimit të Misionit Katolik Shqiptar

Në Luzern të Zvicrës u shënua 25-Vjetori i themelimit të Misionit Katolik Shqiptar Gjatë këtij viti, Misioni Katolik Shqiptar në Luzern, ma aktivitete të ndryshme shpirtërore e kulturore, shënoi 25 Vjetorin e themelimit. Kurorëzimi i këtyre ngjarjeve ishte Akademia e mbajtur në Luzern të shtunën me 14. Tetor dhe mesha solemne e kremtuar të dielën […]

read more

02.10.2017 – Lutja e rruzares në Römerswil

Te shpella e Zojës bekuar në Römerswil në orën 19.30, don Agimi me motrat dhe një grup i besimtarëve janë bashkuar në lutjen e rruzares, në fillim të muajit kushtuar Zojës, Mbretëreshës së Rruzares. Ishte një moment i veçantë edhe pse në errësirë dhe në të ftohtë ndihej bashkimi i mendjes dhe i zemrës, para […]

read more

10.09.2017 – Mesha e falënderimit, me rastin e një vjetorit të shpalljes të shenjte të Nënë Terezës

Mesha e falënderimit, me rastin e një vjetorit të shpalljes të shenjte të Nënë Terezës nga Kalkuta, u kremtua në Emmenbrücke, nga don Agimi, i ndihmuar nga don Marjan Topalli, diakoni i ri nga Kosova. Para meshe u përgatitë që të ngritët mbi elter  figura e Shenjtëreshës. Pasi që në mënyrë solemne hyrën meshtari, diakoni […]

read more

27.08.2017 – Mesha e shenjtë në fillim të vitit shkollor dhe katekistik

E Diel, në Emmenbrücke, ishte Mesha e shenjtë në fillim të vitit shkollor dhe katekistik. Fëmijët erdhën me mjetet e veta shkollore ku edhe disa nga ato i ofruan tek paraqitja e dhuratave, si lutje për të pasur ndihmën e Zotit, gjatë gjithë këtij viti. Jemi lutur për prindërit, mësuesit, meshtarët, motrat, fëmijët dhe të […]

read more

26.08.2017 – Takimi me NDIHMËSIT PËR KUNGIM dhe me LEXUESIT

  Në qendrën e Misionit në Luzern, është mbajtur takim me Grupin që ndajnë kungimin  dhe me Lexuesit e Fjalës së Zotit.  Don Agimi pasi i falënderoi për angazhimin e tyre, ai veçmas u foli për rëndësinë e kësaj shërbese në Kishë. Pas diskutimit lidhur me temën e shërbesave në fjalë, u bë edhe plani […]

read more

18.06.17 – Shtegtimi këmbë në Flüeli Ranft

Tash disa vite Misioni ynë organizon meshë te “Bruder Klaus” në Flüeli Ranft. Këtë vit shtegtuan këmbë rreth 5 orë 20 besimtarë tanë. Mesha ishte në Kapelën e poshtme në Flüeli, e në pretkun e rastit Don Agimi foli mbi dëshminë dhe shenjtërinë e shën Nikollës nga Flüeli, si dhe kuptimin e shtegtimit. Këtë vit […]

read more

11.06.17 – Festa e Kungimit të parë në Emmenbrücke

Për fëmijët të cilët e kanë marrë kungimin e parë në famullitë zvicerane, organizuam si çdo vit festën e Kungimit të parë, në mënyrë që t’i falënderojmë dhe urojmë për pjesëmarrjen në katekizëm edhe pranë Misionit tonë. Pas meshës është organizuar dreka për të gjithë fëmijët e katekizmit dhe prindërit e tyre në St. Michael.

read more

30.05.17 – E martja e Shna Ndout dhe Apero

Pas meshës në Littau ishte apero për të gjithë besimtarët e pranishëm dhe bashkëpunëtorë të ftuar nga famullia në Littau. Forumi i grave ishte në krye të organizimit me shumë gra të cilat kanë përgatitur edhe kësaj radhe ushqime tradicionale. Si për çdo të marte, edhe sot ishte bekimi i fëmijëve dhe të gjithë të […]

read more

14.05.17 – Festa e Nënës, në St. Michael në Luzern.

Si për çdo vit, morën pjesë rreth 150 gra, të cilat në pjesën argëtuese i shoqëroi këngëtarja e mirënjohur Irma Libohova me këngë të bukura dhe me një entuziazëm që për të gjithë ishte një kënaqësi e veçantë. Forumi i grave “Nëna e Këshillit të Mirë” kishte përgatitur me shumë gëzim ëmbëlsira të ndryshme, ndërsa […]

read more

13.05.17 Ndarja e sakramentit të krezmimit 33 kandidatëve në Emmenbrücke.

Meshën në orën 12.00 e udhëhoqi Mons. Dodë Gjergji, ipeshkvi ynë, në bashkëmeshim me don Marjan Demaj, don Albert Demaj dhe don Agimin. Pjesëmarrja e besimtarëve ishte e mirë. Me këtë rast Mons. Doda e dha porosinë e vet të rastit duke nxitur kandidatët që të gëzohen se kjo ditë e vulos Shpirtin Shenjt në […]

read more

6.05.17 Takimi i grave të Misioneve: Luzern – Stuttgart

Më 6 maj u mbajt takimi shpirtëror i grave nga Misioni i Stuttgartit me gratë nga Misioni ynë. Ky takim ishte në vazhdën e takimit të parë që u mbajt në Stuttgart, ndërsa kësaj radhe, gratë bashkë me motrat nga Luzerni u munduan që këtë takim ta organizojnë sa më mirë në St. Michael në […]

read more

29-30.04.2017- Shëtitje e Korit në Venezia-Padovë-Milano

Në fund të prillit, Kori i Misionit organizoj një shëtitje vjetore të cilën padyshim e meritojnë. Kësaj radhe vizituam Venedikun, pastaj Shenjtëroren e Shna Ndout në Padovë dhe Milanon. Duke i falënderuar për angazhimin e tyre në këndim e lexim gjatë meshëve, edhe me këtë rast, ftojmë anëtarë të rinj që t’i bashkëngjiten Korit dhe […]

read more