Menu Schließen

LEXUESIT

SONY DSC

Shërbesa e lexuesve në Kishë, ashtu sikur edhe shërbesat e tjera, është e një rëndësie të veçantë. Në Misionin tonë kemi një numër të madh lexuesish, me të cilët takohemi herë pas herë dhe diskutojmë për këtë shërbesë në Kishë.

Shërbesa e Fjalës i paraprinë asaj Eukaristike, kështu, duke dëgjuar me kujdes Fjalën e Zotit, përgatitemi të marrim pjesë denjësisht në Shërbesën Eukaristike. Edhe Shën Justini (150) e përshkruan këtë shërbesë kur flet për bashkësitë e para të krishtera. Ai shkruan: “Pasi lexoheshin kujtimet e Apostujve dhe shkrimet e Profetëve nga lexuesi, prijësi i kremtimit Eukaristik vazhdonte me shtjellimin e leximeve (homilinë).”

Rregullorja e Përgjithshme e Mesharit Romak, për sa i përket kësaj shërbese flet në disa raste: “Në Meshë ose në Darkën e Zotit bashkohet populli i Hyjit nën kryesinë e meshtarit, që përfaqëson personin e Krishtit, për të kremtuar veprën përkujtuese të Zotit – Eukaristinë” (7).

Kur në Kishë lexohet Shkrimi Shenjt, vetë Hyji i flet popullit të vet dhe Krishti, i pranishëm në fjalën e vet, shpall Ungjillin. Prandaj, leximet e fjalës së Hyjit, përbëjnë një element shumë të rëndësishëm të liturgjisë…” (9).

“Lexuesi emërohet për të shpallur leximet e Shkrimit Shenjt, me përjashtim të Ungjillit. Mundet të parashtrojë qëllimet e lutjes së gjithmbarshme dhe, nëse mungon psalmisti, të thotë edhe psalmin ndërmjet leximeve. Lexuesi ka rolin e vet të veçantë në kremtimin Eukaristik, të cilin duhet ta ushtrojë ai vetë, edhe nëse ka aty mbarështues të ndonjë shkalle më të lartë (66).”

Për ta lexuar në kishë Fjalën e Zotit, lexuesit duhet të jenë të përgatitur dhe ta lexojnë atë me përshpirtëri.

Për një përgatitje të mirë, nuk mjafton që gjatë ushtrimit, leximi të kalohet vetëm me sy. Ushtrimi me zë përgatitë më mirë dhe krijon siguri gjatë leximit. Përveç kësaj, më mirë e kuptojmë se cilat fjalë duhen shqiptuar më thekshëm, arrijmë ta dallojmë rëndësinë se ku duhet vënë theksi dhe shqiptimi i drejtë i fjalëve, shenjat e pikësimit etj.

Lexuesi në Kishë, nuk lexon më vetëm për vete, por edhe për të pranishmit. Leximi me ritëm të mirë (jo të shpejtë, as tepër ngadalë), bën që porosia e Fjalës së Zotit të arrijë më mirë tek dëgjuesit e pranishëm.

Në kishë besimtarët nuk dëgjojnë vetëm me veshë, por edhe me sy. Lexuesit bijnë në sy kur shkojnë drejt ambonit, pastaj kur janë pranë tij, si qëndrojnë, si i mbajnë duart dhe librin, si janë veshur…, Për këto arsye, në mënyrë që lexuesi ta ketë një përgatitje të mirë, duhet të mbahen takime me ta, pastaj të bëhen ushtrime e kështu gjithçka të shkoj mirë.

Duke i falënderuar lexuesit tanë për këtë shërbesë që kryejnë në Misionin tonë, i lutemi Zotit që t’i përcjell me hire e bekime, dhe Fjala e Zotit që lexojnë, të jetë dritë që ndriçon rrugën e jetës së tyre.

Lexuesit tanë në Emmenbrücke/Sursee:
Aida Augustini Aida Ivani
Adrian Markaj Behare Marku
Dukagjin Qollaku Diana Prenrecaj
Donika Prenrecaj Gjergj Prenrecaj
Leonard Demaj Klarisa Demaj
Merita Demaj Nrecë Nushi
Emanuell Marku Liza Marku
Zoja Kabashi Iliriana Prenkaj
Marie Pali Leonora Memaj
Gjonita Lleshdedaj Anita Memaj
Vera Krasniqi Pjetër Gjoni
Engjëll Marku Lea Ukaj
Rajmonda Ibra  
   
Lexuesit tanë në Goldau:
Marjeta Thaqi Marte Domgjoni
Leonita Dodaj-Deda Gabriella Berisha
   
Lexuesit tanë në Willisau:
Zhaklina Tuqi Rina Shala
Laura Kaqinari Gjon Daka
Vera Daka  
   
Lexuesit tanë në Inwil ZG:
Alfred Gjokaj Gabriela Gjokaj
Luigj Hajdaraj Magdalena Hajdaraj
Tina Musoli Sandra Dodaj
Manuela Gjokaj