menu close menu

Lutjet themelore

SHENJA E KRYQIT

Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen.



BESOJ

Besoj në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës. E në Jezu Krishtin, birin e tij një të vetmin, Zotin tonë, i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. U lind prej Virgjërës Mari, pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u vu në Kryq, vdiq e u varros, zbriti në ferr; të tretën ditë u ngjall së vdekuri; u ngjit në qiell, rri në të djathtë të Hyjit, Atit të gjithëpushtetshëm; andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit. Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e shenjtë Katolike, shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, ngjalljen e korpit dhe jetën e pasosur. Amen.



ATI YNË

Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell – ashtu në tokë! Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen.



TË FALEMI, MARI

Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi. – Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen.



LAVDI ATIT

Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! – Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.



PUNA E PENDIMIT

O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.



SHTATË SAKRAMENTET:

1. Pagëzimi;
2. Përforcimi (krezmimi);
3. Kungimi;
4. Rrëfimi;
5. Vajimi;
6. Urdhri i shenjtë;
7. Kurora e martesës.



pdf-icon

Doracak lutjesh themelore

Lutjet themelore (shqip)

Maria, nëna jonë – Lutje kushtuar Zojës së bekuar dhe shenjtërve

Lutjet themelore (latinisht)

 

ShpërndajeShare on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someonePrint this page