Shërbyesit e altarit
Ministranti është i thirrur që në bashkësinë e famullisë të shërbejë me një detyrë të caktuar, ashtu siç e tregon edhe vetë emri. Fjala latine “ministrare” do të thotë të shërbesh. Siç shërbejnë ministrat në shtet për të mirën e të gjithë qytetarëve, ashtu edhe ministranti është shërbyes i altarit. Ai është pjesëtarë i shërbesës së Hyjit. Bashkësia e famullisë i zgjedh dhe i pranon në mes të shumë djemve e vajzave. Mburru atëherë dhe ji i gëzuar sepse je i thirrur në një shërbesë aq të lartë.
Shërbesa hyjnore është kremtim i veçantë në nder të vetë Hyjit. Të jesh në afërsi të veçantë me Hyjin nuk është vetëm nder i veçantë, por është edhe përgjegjësi. Të gjithë njerëzit e mëdhenj në historinë e shëlbimit, siç janë profetët dhe shenjtërit, detyrën e vet e kanë kuptuar si angazhim të madh për gjërat e Hyjit.
Mesha shenjte është lutja më e lartësuar (kulmi i lutjes), të cilën besimtarët mund tʼia paraqesin Hyjit. Për këtë arsye prej shërbyesit të altarit pritet kujdes i veçantë dhe përqendrim. Prandaj përcille me kujdes zhvillimin e ritit, lutu me përqendrim, dinjitet dhe sillu me përshpirtëri. Sjellja jote duhet të nxisë besimtarët në lutje. S`do të ishte mirë nëse sjellja jote dhe qëndrimi bëhen pengesë për meshtarin ose besimtarët.
Veshja e rrobave të ministrantit nuk ka për qellim vetëm zbukurimin tënd si person, por dëshirojnë ta pasurojnë liturgjinë. Ministranti i veshur mirë, me sjellje solemne dhe serioze, është zbukurim i liturgjisë. Sikur me kujdes dekorojmë altarin me lule dhe qirinj, ashtu edhe ti je lëvdatë e shërbesës hyjnore të vetë Hyjit.
Çfarë karakteristikash duhet të ketë ministranti?
Ministrantin e mirë duhet ta stolisin këto karakteristika:
- Zelli për lavdinë e Hyjit – Kush dëshiron të jetë ministrant nuk guxon ta udhëheqë dëshira për tu vënë në dukje, por qëllimi i sinqertë që tʼi kontribuojë lartësimit dhe bukurisë së detyrës së Hyjit. Gjithçka që të bëjë le të jetë për lavdinë më të madhe të Hyjit.
- Dëgjesa dhe përvujtëria – Ministranti i mirë është i dëgjueshëm në gjithçka. I gatshëm dhe i gëzuar, pranon çdo detyrim. Në shërbim nuk do të kërkojë të vendosë veten në dukje, sepse është i vetdijshëm se edhe me shërbimin më të vogël i shërben Hyjit.
- Pastërtia e shpirtit – “Në malin e Zotit guxon të ngjitet vetëm ai, i cili i ka duart e pastra dhe zemrën e pafaj”. Shërbyesi i altarit duhet të mundohet që të bëhet i shenjtë. Për këtë ministranti do të ruhet prej çdo mëkati, kurse nëse mëkaton rëndë sa më parë ta pastrojë shpirtin në rrëfim.
- Frikë nderimi – Jo vetëm ndaj Hyjit, por edhe ndaj gjithçkaje që është e lidhur me detyrën e Hyjit, ministranti duhet të ndjejë nderimin më të thellë. Mbi të gjitha nderimin ndaj Jezusit në tabernakull.
- Rregulli dhe përpikëria – Nëse diku duhet të mbahet rregulli dhe përpikëria, është e nevojshme mbi të gjitha tek mesha. Ministranti nuk guxon të lejojë që ta presin atë. Detyrën e vet duhet ta bëjë me ndërgjegje. Gjithçka është për lavdinë e Hyjit, për të duhet të jetë e madhe dhe me rëndësi.
- Miqësia – Mes ministrantëve duhet të krijohet shpirti i dashurisë vëllazërore dhe i lidhjes. Askush nuk guxon të jetë i lënë pas dore. Mirë është kur miqësinë prej kishës e bartim në rrugë dhe në shtëpi. Është bukur nëse vazhdojmë të shoqërohemi edhe jashtë hapësirës kishtare.
- Zelli – Shërbyesit e altarit duhet të jenë nxënësit më të shkathët në shkollë, e sidomos në katekizëm. Jashtë kishës duhet të lexojnë libra dhe revista me përmbajtje fetare.
Detyra e ministrantit
Të gjithë ministrantët e një famullie përbëjnë “grupin e ministrantave”. Në “grup” mund të jetë i pranuar çdo djalë ose vajzë, i sjellshëm, i cili ka qëllimin e drejtë; të shërbejë për lavdinë më të lartë të Hyjit.
- rregullisht dhe saktësisht të marrë pjesë në shërbesën e Hyjit dhe në takime,
- të arrijë të paktën dhjetë minuta para meshës që të përgatitet për të ministruar (i veshur në rregull, i krehur, me rroba, duart dhe këpucë të pastra).
- Para dhe pas meshës ta bëjë lutjen. Me përshpirtëri dhe përqendrim ta bëjë detyrën te altari.
- Ta marrë sa më shpesh kungimin e shenjtë.
- Të ruaje dhe përgatitë rrobat e ministrantit. Gjithashtu të përgatitë dhe ruaje të gjitha gjërat kishtare; t’i vërë ato në vend të caktuar.
- Të arsyetojë çdo mungesë prej meshës ose takimeve. Nëse është i penguar që të shërbejë, le të mendojë për zëvendësim.
PREMTIMET E MINISTRANTIT
- Ministranti i shërben Krishtit, mësuesit më të mirë.
- Ministranti gjithmonë i mbetet besnik Kishës së vet Katolike.
- Ministranti është serioz dhe i përshpirtshëm në meshën shenjte.
- Ministranti është në paqe me Hyjin, me të afërmin e vet dhe mundohet të jetë gjithnjë e më i mirë.
- Ministranti i dëgjon prindërit, mësuesit, katekistët dhe meshtarin e vet.
- Ministranti është miku më i vërtetë.
- Ministranti nuk shanë dhe nuk gënjen.
- Ministranti është i gëzuar dhe gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë të tjerëve.
- Ministranti ndjekë Marinë me zemër të pastër.
- Ministranti lutet personalisht dhe në bashkësi.
Lutja e ministrantit
O Zot, Jezus, jam shërbëtori yt. Më ke zgjedhur mua që të shërbej te altari yt. Jam i lumtur që mundem te Flija e shenjtë të sjell në altarë dhuratat e flisë. Më mëso ta dëgjoj fjalën Tënde. Më jep forcë që të di me gëzim të tregoj gjithçka; veprat e mija, mendimet e mija dhe gjithë jetën time. Ti do të më dhurohesh në Kungimin e shenjtë. Më jep zemrën e vërtetë apostolike, që edhe unë të di tʼu dhurohem vëllezërve. Qëndro gjithmonë me mua, o Zot! Ti më udhëheq te Ati! Mari, Nëna ime, shërbëtorja e Zotit, më bëj shërbëtor besnik të Birit Tënd. Amen.
Lutja para meshe
O Hyj, ti me rregullin e mrekullueshëm u ndanë shërbesat engjëjve dhe njerëzve.
Më jep hirin që edhe unë te kjo meshë e shenjtë të shërbej te altari i flisë sate si engjëll:
me frikënderim, me gëzim, përshpirtëri dhe kujdes. Shën Tarzisi, shën Polioni, shën Dominiku dhe të gjithë shenjtërit ministrantë, lutuni për mua.
Zemra e Jezusit, shembull i zemrës së meshtarit, na jep meshtarë të shenjtë!
Falënderimi pas meshe
O Hyj tepër i mirë, të falënderoj pse kam mundur të shërbej te flija e kësaj meshë të shenjtë. Mi fal të gjitha gabimet, të cilat tani i kam bërë. Të premtoj se do të mundohem të shërbej më mirë, më me gëzim dhe gatishmëri. Jezus, më beko mua dhe të gjithë miqtë e mi ministranta. Zgjo në ne dhe në shumë djem (fëmijë) farën e thirrjes shpirtërore! Nëse më thirr mua, më jep forcë që të them: Ja ku jam!
Zemra e Jezusit, shembull i zemrës së meshtarit, na jep meshtarë të shenjtë!
Në të gjitha kishat e misionit tonë, aktualisht kryejnë shërbesën e ministrantit 35 fëmijë, me të cilët kemi 4-5 takime të rregullta gjatë vitit.
1. Elias Ukaj | 23. Dionis Gjergjaj |
2. Luiza Milici | 24. Blerta Gjergjaj |
3. Lorena Milici | 25. Ilirjana Kodraj |
4. Vanesa Prenrecaj | 26. Vanesa Milici |
5. Izabella Prenrecaj | 27. Janina Nokaj |
6. Rafaellla Prela | 28. Rafael Gjokaj |
7. Fabiola Prela | 29. Manuella Komani |
8. Lorena Lleshdedaj | 30. Daniella Komani |
9. Laura Milici | 31. Gabriella Bushaj |
10. Jannina Kaqinari | 32. Mateo Komani |
11 . Davida Kaqinari | 33. Samuel Prenrecaj |
12. Rinesa Komani | 34. Dion Komani |
13. Elion Komani | 35. Sabina Prenkaj |
14. Emanuella Krasniqi | 36. Janik Nokaj |
15. Luisa Krasniqi | 37. Dorina Tanushaj |
16. Diana Preqi | 38. Fabian Tanushaj |
17. Daniela Preqi | 39. Samuel Milici |
18. Daniel Preqi | 40. David Bisaku |
19. Luisa Pepaj | 41. Diana Bisaku |
20. Samuel Toplanaj | 42. Sara Nikaj |
21. Jessika Tunprenkaj | 43. Gabriel Nikaj |
22. Lorentina Kukeli |