menu close menu

Zoja e këshillit të mirë

Pajtorja e Misionit në Luzern – (Festa më 26 prill)                                                                                                  “E lumja ti që besove

se do të plotësohet çka të qe thënë prej Zotit”! 

SONY DSCSikur në mbarë Kishën, ashtu edhe ndër ne, për Zojën e bekuar është i përhapur një devocion i madh, e që pa dyshim na shërben për të mirën tonë shpirtërore.

Maria na mëson se për ta njohur Krishtin apo për të hyrë në misterin e Tij, do të thotë duhet tu shërbesh të tjerëve me atë dashuri me të cilën Krishti i shërbej apostujt e vet.

Festa e Zojës së Këshillit të Mirë na nxitë që edhe më tepër t’i përngjajmë jetës së saj, ta marrim për shembull jete se si duhet të jemi dëgjues e zbatues të Fjalës së Zotit, me çfarë duresë e dashurie të vihemi në shërbim të asaj çka Zoti kërkon prej nesh.

Duke marrë para sysh se Zoja e Këshillit të Mirë, e njohur si “Zoja e Shkodrës”, është edhe “Pajtorja e Shqiptarëve”, Misioni në Luzern ka vendosur që ta zgjedhë edhe për Pajtore të veten, duke i kushtuar të gjitha familjet nën mbrojtjen e Saj.

Me ndërmjetësinë e Nënës së Këshillit të Mirë – Pajtores së Shqiptarëve, që ishte yll orientues për një jetë të virtytshme, populli ynë do t’i mbetet besnik Zotit, dhe përkundër sfidave të vështira do të ruaj vlerat kombëtare e fetare, duke shpëtuar kështu identitetin e vet.

Në Zvicër jetojnë rreth 20.000 shqiptarë të besimit katolik. Prej tyre rreth 7000 në Misionin e Luzernit. Edhe pse në mërgim, ata vazhdojnë të kultivojnë gjuhën, traditat, mbi të gjitha festat dhe devocionet, qoftë ndaj Zojës së Bekuar apo të shenjtërve që janë pjesë e traditës sonë shumë shekullore.

Në këtë aspekt, Misioni, falë edhe bashkëpunimit të mirë me besimtarët, vazhdon të jetë oazë pranë së cilës ata organizohen në aktivitete fetare e kulturore, duke shuar sado pak etjen dhe mallin për vendlindje, mbi të gjitha duke ushqyer jetën shpirtërore në gjuhën e vet amtare.

Zoja e Këshillit të Mirë që nderohet në popullin tonë që prej kohërave të lashta dhe historia e saj që është e lidhur me historinë e krishterimit shqiptarë, sidomos me emigrimin e shqiptarëve gjatë sundimit otoman, është festë që bashkon shqiptarët.

Lidhja jonë shpirtërore me Të, na shtynë t’i kushtohemi çdo ditë e më shumë dhe ta ruajmë miqësinë e shenjtë me Të.

Lutjet e besimtarëve

Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, ta lavdërojmë, sepse na dha në Marinë një peng të sigurte ngushëllimi dhe shprese. Atij t’ia drejtojmë lutjen e përvuajtur:

Ndërmjetësoftë për ne Nëna e Birit tënd.

– O Hyj, që bën mrekulli, Virgjërën Mari të pamëkat me trup dhe shpirt e bëre pjesëtare të lavdisë së Krishtit, drejtoji edhe zemrat e besimtarëve kah lavdia e amshuar.

– Marinë na e dhe për Nënë; bëj që, me ndihmën e saj, të shërohen të sëmurët, të pikëlluarit të ngushëllohen, mëkatarët të falen, dhe të gjithë ta fitojnë paqen dhe shëlbimin.

– Marinë e mbushe me hire, bëj që të gjithë të gëzohemi për dhuratat e Shpirtit tënd.

– Bëj që Kisha jote të jetë një zemre e një shpirt në dashuri: dhe besimtarët të qëndrojnë në lutje së bashku me Marinë, nënën e Krishtit.

– Marinë e kurorëzove për mbretëreshë në qiell, bëj që të vdekurit në mbretërinë tënde të gëzohen me shenjtërit e tu.

O Hyj, ti na dhe për nënë Nënën e Birit tënd fort të dashur dhe figurën e saj e qite në pah me dukuri të mrekullueshme: bëj, po të lutemi, që ne, të drejtuar prej këshillave të saja, të jetojmë sipas dëshirës së Zemrës sate dhe të kemi fatin të arrijmë në mbretërinë qiellore.

E bekuar je ti, o Mari! Prej teje lindi Shëlbuesi i botës, ti shkëlqen në lavdinë e hyjit. Lute për ne Krishtin, Birin tënd.

z e km

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Festa Zoja e Këshillit të mirë

Gennazano vend shtegtim i shqiptarëve

ShpërndajeShare on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someonePrint this page