menu close menu

Kurora e shenjtë

Zoti ka krijuar njerëzit e parë, burrin dhe gruan, dhe i ka lidhur në jetë të përbashkët, në një bashkim të shenjtë jetësor. Kështu, pra vetë Zoti themeloi sakramentin e kurorës së shenjtë. Kurora e ka fillimin kur dy palë, dmth. burri dhe gruaja me një pëlqim të dyanshëm dhe të pakthyeshëm, me të cilin bashkëshortët lirisht dhe dyanësisht i dorëzohen njëri tjetrit dhe poashtu pranohen në dashuri, pa të cilën s’ka kurorë të vërtetë.

Bashkëshortet lidhen në kurorë në një bashkim të shenjtë dhe të pazgjidhshëm: vetëm vdekja mundë t’i ndajë. Kurora e krishterë është një ndër sakramentet që ka themeluar Jezu Krishti. Çdo i krishterë që hynë në këtë bashkësi, ka për detyrë të fillojë jetën e përbashkët me bekim, se përndryshe gabon rëndë dhe fyen Zotin.

Ata që hyjnë në kurorë të shenjtë;

Fitojnë hirin e veçantë të sakramentit të kurorës;

Fitojnë prej Zotit ndihmë të posaçme, për të kryer si duhet detyrat e kurorës;

Fitojnë prej Zotit pushtet, që të lindin fëmijë dhe t’i edukojnë si lypset.

Sipas fjalëve të Koncilit të II Vatikanas, bashkëshortët duhet të jenë “njëri tjetrit dhe fëmijëve dëshmitarë të fesë dhe të dashurisë së Krishtit”. Prandaj nuk duhen harruar, por, përkundrazi lypset që shpesh herë të përsërisin fjalët e kurorëzimit që gjinden në ritin e ri: “Unë E… po të marrë ty E… për gruan (burrin) tim, dhe të premtoj besnikëri në të mira dhe në të vështira, në shëndet të mirë dhe në sëmundje. Do të dua dhe do të nderoj në të gjitha ditës e jetës sime”.

 

Kurora e martesës është një sakrament i rëndësishëm: prej tij varet lumturia e përbashkët bashkëshortore, si edhe ajo e fëmijëve të tyre… Larg nesh të jetë zakoni i keq dhe aspak kristian, që të fejojmë të rinjtë pa i pyetur dhe pa marrë pëlqimin e tyre. Kurrsesi mos iu përziej kujt në kurorë, sepse është në pyetje fati i jetës së tij. Lutu vazhdimisht që tërë jetën bashkëshortore ta kalosh sipas vullnetit të Zotit