Menu Schließen

Dita e Nënave

10.05 Tek qendra e Misionit në Luzern u festua Dita e Nënave, festë kjo qe shënohet prej shumë vitesh me radhë (12 vite) dhe shumë nënave ua mundëson të kalojnë një ditë të veçantë. Rreth organizimit sa ma të mirë të kësaj feste, janë angazhuar bashkë me motrat e nderit edhe grupi i forumit të grave. Festa ka filluar në orën 16:00 dhe ka vazhduar deri në ora 22:00, ku  morën pjesë rreth 150 nëna. Për t`i argëtuar dhe për ta bërë sa më festive këtë ditë ishin të ftuar këngëtarja Shpresa Gojani dhe Gëzim Demaj. I falënderojmë besimtarët tanë vullnetarë Shtjefën Palushi dhe Alfred Boçaj të cilët këto dy vitet e fundit jo vetëm se kanë gatuar për të gjithë byrekë, por kanë gjetur edhe donator të cilët i kanë marrë shpenzimet e materialit të nevojshëm për ushqim. Me ndihmat për këtë festë, Forumi përherë ndihmon të varfrit qëdtë në Kosovë apo Shqipëri.