Menu Schließen

Lutja e Rruzares në Willisau

28.05 Me rastin e përmbylljes së mësimit të fesë para pushimeve verore, bashkë me fëmijë dhe familjarë të tjerë, në Willisau e lutem së bashku Rruzaren e shenjtë. Ishte ditë e bukur dhe dolëm në natyrë. Fëmijët plotë gëzim nguteshin të mbërrijnë të Kryqi në një kodrinë prej së cilës shtrihet një pamje e bukur mbi qytetin e Willisaut. Pas lutjes së Rruzares dhe litanive të Zojës, së bashku u kthyem në ambientet e famullisë dhe shijuam disa ushqime tradicionale dhe pije freskuese.