Menu Schließen

Rruzarja në Römerswil

18.05 Misioni ynë ka organizuar vizitë dhe lutjen e rruzares tek shpella e Zojës së Lurdit në Römerswil me të gjithë kandidatët që po bëjnë përgatitjen për sakramentin e krezmimit, me prindërit e tyre dhe të gjithë ata besimtarë që kanë pasur dëshirë të marrin pjesë në rruzare. Në fillim misionari ynë don Agim Qerkini i përshëndeti dhe i porositi besimtarët – të devotshmit e Zojës së Bekuar, që kurrë të mos lodhën duke e lutur Nënën tonë qiellore dhe të kërkojmë gjithmonë ndihmën e ndërmjetësinë e saj. Pastaj së bashku i kemi dhënë lavd Zojës së Bekuar me lutjen e rruzares, me këngë dhe Litani.