Menu Schließen

E martja e 13 e Shna Ndout dhe apero

09.06. Në kishën e Shën Theod111111ulit në Littau, me një meshë solemne dhe me pjesëmarrje të shumë besimtarëve, fëmijë, të rinj e të moshuar, u përmbyll devocioni i trembëdhjetë të marteve të Shna Ndout. Në pretkun e rastit don Agimi porositi që ashtu sikurse Shenjti i Mrekullive, Shna Ndou të mos pushojmë që me gojë ta dëshmojmë dhe me jetë ta jetojmë Ungjillin e Krishtit.

Në fund të meshës ashtu si çdo të marte u bë bekimi i fëmijëve, pastaj për fëmijë ishte një befasi ndarja e nga një ëmbëlsire nga ana e Misionit.

Pas meshe, ashtu siç është bërë traditë në Misionin tonë, ishte një apero e përgatitur nga vetë besimtarët me ushqime të ndryshme tradicionale dhe pije freskuese. Ishte ky një rast shumë i mirë që të gjithë së bashku të ndajmë disa çaste si një familje e vetme.

E falënderojmë Zotin që pas shumë ditëve me shi na dhuroi një kohë aq të mirë që ky apero dhe kjo ndeje vëllazërore të realizohet në oborr të famullisë.