menu close menu

Shtegtimi në Einsiedeln

28.05. Misioni ynë në muajin maj, bëri një përvojë të re të shtegtimeve në vendet e shenjta. Një grup besimtarësh, nën udhëheqjen e Pjetër Gjonit, nga Luzerni shtegtoj këmbë për në Einsiedeln. Shtegu i gjatë 48 km. (Përveç pjesës që ishte e pa kalueshme për këmbësor nga Goldau deri në Sattel e që u realizua me tren). Nisja u bë nga Verkehrshaus në Luzern në ora 6.00, në drejtim të Meggen Küssnacht am Rigi, Arth-Goldau. Grupit iu bashkua edhe don Agimi  nga Rothenturm deri në Einsiedeln. Arritja në Einsiedeln ishte rreth orës 19.00 që u përmbyll me lutje në shenjtëroren e Zojës. I gjithë ky shtegtim ishte një përvojë jashtëzakonisht e bukur. Atë natë u kthyem në shtëpitë të tona, ndërsa të nesërmen ishte Mesha e përbashkët në Einsiedeln nga tri Misionet tona në Zvicër. Pas kësaj përvoje të bukur, për vitin e ardhshëm parashihet, për shkak të terrenit më të përshtatshëm, të shtegtohet në Einsiedeln, nga Luzerni në drejtim të Zug-ut, Oberägeri.

einsiedeln