Menu Schließen

Krezmimi në Misionin tonë

04.06.  Dita e krezmimit në Misionin tonë përherë është festë e bukur e cila bashkon shumë besimtarë nga anë të ndryshme të Zvicrës e më gjerë. Natyrisht, nxënësit të cilët kanë vijuar mësim besimin nëpër famullitë e tyre vendore këtu në Zvicër, pas një përgatitje disa mujore edhe nga Misioni ynë, përfitojnë të mësojnë lutje në gjuhën e tyre amtare. Këtë vit ishin 36 të rinj e të reja që nga duart e Imzot Zef Gashi-it pranuan vulën e Shpirtit të Shenjtë. I urojmë të gjithë ata dhe familjet e tyre, që t’i shoqëroj përherë bekimi i Zotit.

krezmimi