menu close menu

Vizita dhe mesha ne Sion WS

4444420.06. Vizituam bashkësinë e besimtarëve tanë në Sion, këtë grigjë të vogël, por shumë të dashur dhe të përzemërt. Këtë bashkësi me kënaqësi e vizitojmë 3-4 herë gjatë vitit. Me këtë rast për herë të parë kemi vizituar qytetin e Sionit, ndër tjera, Baziliken e Zojes e ndertuar ne mes shekujve 11 dhe 13! Ne te gjendet organo më i vjetër në botë që akoma është në përdorim, daton në vitet 1430-1440! Falë mirëmbajtes së rregullt edhe sot tërheq organist të njohur botëror të cilët gjatë verës organizojnë koncerte! Ishte mbresëlenës edhe Museu, në të cilin hasë në gjurmët e Wallisit të para 50 mijë viteve më parë. Pastaj në qytet kemi vizituar Katedralën madhështore të Sionit. E falënderojmë besimtarin tonë Shin Ahmetin i cili është gjithherë i gatshëm për bashkëpunim, si në rezervimin e Kishës, njoftimin e besimtarëve për meshë dhe për mikpritjen e ngrohtë të të gjithëve.