menu close menu

Shenjtërimi i Nënë Terezës – Mesha e falënderimit

11.09. Mesha në Emmenbrücke në shenjë falënderimi për shenjtërimin e Nënë Terezës. Me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Misioni ynë, përveç pjesëmarrjes në këtë festë në Romë, një javë më vonë, organizoj meshën e falënderimit. Mori pjesë numër i madh besimtarësh, ndër ta edhe përfaqësues nga Ambasada e Kosovës, Institucione tjera lokale nga Kantoni i Luzernit, pastaj, solemnitetin e shtuan me praninë e tyre motrat e Nënë Terezës nga nga Zürich/u etj.
Pas meshës solemne, Forumi i Grave “Nëna e Këshllit të Mirë”, pati përgatitur një apero të begatshëm në oborrin e kishës. Në ndërkohë, pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin të ekspozuara disa letra të Nënë Terezës të shkëmbyera me qytetarë bamirës zviceran.
Në mbarim, don Agimi falënderoj të gjithë që ndihmuan në përgatitjen e kësaj dite plotë gëzim; Këshillin, Motrat, Korin, Lexuesit, Ministrantët, Forumin e Grave dhe të gjithë pjesëmarrësit. Porosia dhe lutja e tij ishte: T’i përngjajmë Nënë Terezës me jetë e vepra.

mesah-e-falenderimit