menu close menu

Takimi i grave në lutje

16.10. Në qendrën tonë në Luzern është mbajtur takimi i rregullt shpirtëror për gratë, organizuar nga don Agimi dhe motrat. Meditimin me temën “Zoja Rruzare dhe roli i saj në jetën tonë” e udhëhoqi don Agimi.
Ai bëri bëri një paraqitje të mirë ndër tjera duke e lidhur figurën e Zojës, me momentin e jashtëzakonshëm të shpalljes së Nënë Terezës, shenjte.
Përveç kësaj ai foli edhe për martirët që me 5 nëntor do të shpallen të Lumë në Shkodër. Morën pjesë 29 gra dhe atmosfera ishte shumë e gëzuar programin e organizuar mirë nga don Agimi dhe motrat. Ky takim ishte edhe moment i volitshëm për lutje, meditim, bashkëbisedim. Pas pauzës, M. Franciska vazhdoj me prezantim të aktiviteteve të këtij viti. Takimi u përmbyll në kapelën e Misionit ku së bashku u lutëm për të gjitha nevojat e familjeve tona duke ia kushtuar ato Mëshirës Hyjnore. Në fund, duke i uruar për një javë të mbarë, don Agimi ua ndau bekimin dhe plotë gëzim kënduam këngën e Zojës: ”Mbaroi dita ulet nata”. Duke shprehur falënderimin Zotit, u përshëndetëm me urimin deri në takimin e radhës.

takimi-i-grave