Menu Schließen

JAVA E VI GJATË VITI A

Leximi i parë (Sir 15, 15-20)
Zoti nuk i urdhëroj askujt të jetë i paudhë.

Lexim prej Librit të Siracidit
Nëse do t`i mbash urdhërimet edhe ato të ruajnë ; nëse ke besim në Të, Ai t`i vuri përpara ujin e zjarrin, ku të duash, shtrije dorën tënde ! Përpara njeriut është jeta e vdekja, e mira dhe e keqja : çka ai të parapëlqej, ajo do t`i jepet. Sepse e madhe është urtia e Hyjit, Ai është i madh në pushtet e pandërprerë sheh gjithçka. Sytë e Hyjit priren mbi ata që e druan, Ai i njeh të gjitha veprat e njeriu. Nuk i urdhëroi askujt të jetë i paudhë e nuk ia dha askujt lejen për të bërë mëkat. Fjala e Zotit

 

Psalmi 119 (118)
Ref. Lum ai që ec në Ligjin e Zotit

_______________
Lum njeriu me sjellje të pastër,
që ecën në Ligjin e Zotit!
Lum kush i mban dëshmitë e tija,
që e kërkon me gjithë zemër.
_____________________
Ti i shpalle urdhërimet e tua
që të mbahen përpikërisht.
Oh, sikur të ishin të drejta udhët e mia
për t’i zbatuar rregulloret e tua!
____________________
Bëja këtë të mirë shërbëtorit tënd:
që të jetoj e ta mbaj fjalën tënde.
M’i hap sytë të shikoj
mrekullitë e ligjit tënd.
___________________
Urdhëri yt më bëri me të dijshëm se armiqtë e mi
Sepse gjithmonë është me mua.
Shpirti im i ruan ligjet e tua
Dhe i desha ato me gjithë shpirt.

 

 

Leximi i dytë (1Kor 2,6-10)
Hyji e kishte paracaktua urtinë para shekujve për lumturinë tonë.

Lexim prej Letrës së parë të shën Pali apostull drejtuar Korintasve
Vëllezër, ne shpallim dijen në mes të të përsosurve, por jo dijen e këtij shekulli, as të princave të kësaj bote të gjykuar për dënim, por predikojmë dijen e Hyjit të fshehur në mister, atë që Hyji e kishte paracaktuar para shekujve për lumturinë tonë, atë që asnjë nga princat e kësaj bote nuk mundi ta njohë; sepse, po ta kishin njohur, nuk do ta kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë. Por, siç thotë Shkrimi i shenjtë:‘Çka syri nuk pa e veshi nuk dëgjoi dhe në zemër të njeriut nuk hyri, atë ua bëri Hyji gati atyre që e duan.’ Hyji na e zbuloi këtë të vërtetë me anë të Shpirtit Shenjt: sepse Shpirti Shenjt depërton në gjithçka, edhe në vetë thellësinë e natyrës hyjnore. Fjala e Zotit.

 

 

Ungjilli (Mt 5, 17-37)
Kështu u qe thënë të parëve, por unë po ju them…

Leximi i Ungjillit të shenjt sipas mateut
Në atë kohë, jezusi u tha nxënësve të vet :“Mos t’ju shkojë ndër mend se erdha për ta shlyer Ligjin ose Profetët! Jo, s’erdha të shlyej, por të përkryej. Për të vërtetë po ju them: derisa të jetë qielli e toka, asnjë germë dhe asnjë presje nuk do t’i hiqet Ligjit, por do të zbatohen të gjitha. Prandaj, kushdo që do ta shlyejë njërin ndër këta urdhra, qoftë edhe më të voglin, dhe do t’i mësojë njerëzit të bëjnë ashtu, do të jetë më i vogli në Mbretërinë e qiellit; ndërsa ai që do t’i mbajë dhe do t’i mësojë, do të jetë i madh në Mbretërinë e qiellit. Sepse, unë po ju them: nëse drejtësia juaj nuk do të jetë më e madhe se drejtësia e skribëve dhe e farisenjve, nuk do të hyni në Mbretërinë e qiellit.” “Keni dëgjuar se u qe thënë të vjetërve:‘Mos vra!’Kush vret do të jetë përgjegjës para gjyqit. E unë po ju them: Kushdo zemërohet kundër vëllait të vet, do të jetë përgjegjës para gjyqit; e kush t’i thotë vëllait të vet: ‘Budalla’, do të jetë përgjegjës para Sinedrit; kush t’i thotë: ‘I marrë’, do të përgjigjet në zjarrin e ferrit. Pra, nëse e sjell dhuratën tënde për ta kushtuar në lter e aty të bie në mend se yt vëlla ka diçka kundër teje, 24 lëre dhuratën tënde aty para lterit, shko e pajtohu më parë me vëllain tënd e pastaj eja e kushtoje dhuratën tënde! Rregullohu shpejt me kundështarin tënd sa të jesh ende në udhëtim me të, që kundërshtari të mos të të dorëzojë te gjykatësi e ky te rojtari i gjyqit, që të mos të ndryejnë në burg. Për të vërtetë po të them: s’do të dalësh prej andej para se ta paguash edhe paranë më të fundit.”“Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Mos e the kurorën!’  E unë po ju them: kushdo që me dëshirim e shikon një grua, në zemrën e vet e ka bërë fëlligështinë me të. Nëse syri yt i djathtë të çon në mëkat, nxirre e flake larg teje! Është më mirë për ty të humbasësh njërën nga gjymtyrët e tua, se i tërë trupi yt të hidhet në ferr. E nëse dora jote e djathtë të çon në mëkat, preje e hidhe larg teje! Është më mirë për ty të humbasësh një gjymtyrë se i tërë trupi yt të hidhet në ferr.” “Qe thënë edhe: ‘Kush e ndan gruan e vet, le t’ia japë letrën e ndarjes.’E unë po ju them: kushdo e ndan gruan e vet ‑ përveçse në rastin e fëlligështisë ‑ e bën atë të thyejë kurorën; e nëse ndokush martohet me gruan e ndarë, then kurorën.” “Keni dëgjuar gjithashtu se u qe thënë të vjetërve: ‘Mos e the betimin, por zbato çka i ke premtuar Zotit me betim!’ E unë po ju them: assesi mos u betoni; as me Qiell, sepse ai është froni i Hyjit, as me Tokë, sepse ajo është shtroja e këmbëve të tij as me Jerusalem, sepse ai është qyteti i Mbretit të madh. Mos bëj be as në kokën tënde, sepse nuk je i zoti as një fije floku ta bësh të bardhë ose të zezëFjala juaj le të jetë: Po, po; jo, jo! Çkado që është më tepër se kaq, vjen prej Qoftëlargut.” Fjala e Zotit