Menu Schließen

6.05.17 Takimi i grave të Misioneve: Luzern – Stuttgart


Më 6 maj u mbajt takimi shpirtëror i grave nga Misioni i Stuttgartit me gratë nga Misioni ynë. Ky takim ishte në vazhdën e takimit të parë që u mbajt në Stuttgart, ndërsa kësaj radhe, gratë bashkë me motrat nga Luzerni u munduan që këtë takim ta organizojnë sa më mirë në St. Michael në Luzern. Pas arritjes së tyre, pati një kohë të lirë çlodhjeje nga udhëtimi, pastaj u kremtua mesha e shenjtë. Në pretkun e rastit, Don Agimi foli mbi temën: “Gratë, dëshmitaret e para të Ringjalljes së Krishtit”. Më pas, takimi ka vazhduar në frymë përshpirtërie e gëzimi: Lutja që na shoqëroi, pastaj ushqimet e përgatitura nga gratë nikoqire, dreka e përgatitur nga Vera dhe Kastriot Frrokaj. Ishte një përvojë e bukur. Të gjitha u ndanë të kënaqura me urimet që këto takime të vazhdojnë edhe në të ardhmen.