menu close menu

27.08.2017 – Mesha e shenjtë në fillim të vitit shkollor dhe katekistik

E Diel, në Emmenbrücke, ishte Mesha e shenjtë në fillim të vitit shkollor dhe katekistik. Fëmijët erdhën me mjetet e veta shkollore ku edhe disa nga ato i ofruan tek paraqitja e dhuratave, si lutje për të pasur ndihmën e Zotit, gjatë gjithë këtij viti. Jemi lutur për prindërit, mësuesit, meshtarët, motrat, fëmijët dhe të rinjtë, që Shpirti i Shenjt, t´i drejtoi dhe frymëzoi. Në fund të meshës, don Agimi, i thirri fëmijët që të ofrohen, rreth elterit dhe e ndau bekimin solemn, mbi të gjithë, sidomos mbi fëmijët, duke i stërpikur me ujë të bekuar bashkë me ta edhe çantat e tyre me mjetet shkollore. Meshtari iu bëri thirrje prindërve që të kujdesen si për zhvillimin e tyre në të gjitha aspektet jetësore, ashtu edhe në rritjen fetare të tyre. Ai tha se fëmijët duhen të jenë në kishë, nuk pengojnë asnjëherë. Gjithë ashtu bëri thirrje që të gjithë të angazhohemi, për një përgatitje sa më të mirë, për kremtimin  e Jubileut të Misionit tonë, me 14 dhe 15 tetor.