menu close menu

02.10.2017 – Lutja e rruzares në Römerswil

Te shpella e Zojës bekuar në Römerswil në orën 19.30, don Agimi me motrat dhe një grup i besimtarëve janë bashkuar në lutjen e rruzares, në fillim të muajit kushtuar Zojës, Mbretëreshës së Rruzares. Ishte një moment i veçantë edhe pse në errësirë dhe në të ftohtë ndihej bashkimi i mendjes dhe i zemrës, para kësaj Nëne të mrekullueshme, që kudo i dëgjon lutjet e bijve dhe të bijave të saja.