menu close menu

Kronika e misionit

Korpi dhe Gjaku i Krishtit– Rrëfimet dhe mesha

| Kommentare deaktiviert für Korpi dhe Gjaku i Krishtit– Rrëfimet dhe mesha

04.06. Në festën e Korpit dhe të Gjakut të Krishtit, përveç kësaj feste të madhe, Misioni ynë kishte një ditë të veçantë: përgatitjen shpirtërore të 30 të rinjve të cilët do të marrin sakramentin e krezmimit. Pas ushtrimeve që kishim me ta si parapërgatitje për meshën e krezmimit, filluam edhe përgatitjen shpirtërore, ku të gjithë […]

read more

Zemra e Zojës dhe festa e Shna Ndout

| Kommentare deaktiviert für Zemra e Zojës dhe festa e Shna Ndout

13.06. Në kishën e Shën Theodulit në Littau u kremtua festa e Shna Ndout të Padovës, me pjesëmarrje të shumë besimtarëve. Meshën e udhëhoqi misionari ynë don Agim Qerkini i cili në pretkun e rastit foli mbi jetën e këtij shenjti të madh, por edhe për festën e Zemrës së Zojës.

read more

E kremtja e Zemrës së Krishtit

12.06. Festa e Zemrës së Shenjtë të Krishtit, që adhurohet shumë edhe në popullin tonë, është relativisht e kohës së vonshme, edhe pse devocioni ndaj Zemrës së Krishtit është i njohur para se të aprovohej kjo festë nga Kisha, dhe para se t’i dëftohej Jezu Krishti Shën Margharitës. Kjo festë për shumë vite ka bashkuar […]

read more

Shetitja në Rapperswil

10.06. Sikur çdo vit, edhe kësaj here patëm një rast të mirë që ta kalojmë një ditë të bukur dhe të shijojmë shumë gjëra në një shëtitje me të gjithë bashkëpunëtorët e famullisë së Shën Mihillit dhe Shën Antonit. Ndër tjera, kemi vizituar disa pjesë të bukura dhe me rëndësi historike siç ishte kështjell në […]

read more

E martja e 13 e Shna Ndout dhe apero

09.06. Në kishën e Shën Theodulit në Littau, me një meshë solemne dhe me pjesëmarrje të shumë besimtarëve, fëmijë, të rinj e të moshuar, u përmbyll devocioni i trembëdhjetë të marteve të Shna Ndout. Në pretkun e rastit don Agimi porositi që ashtu sikurse Shenjti i Mrekullive, Shna Ndou të mos pushojmë që me gojë ta […]

read more

Me Korin e Misionit në Milano

30-31. Misioni ynë, çdo vit organizon një shëtitje apo grill me të gjithë anëtarët e korit. Këtë vit së bashku kemi vendosur që të bëjmë një shëtitje  (vizitë) dy ditore në Milano dhe vendet për rreth. Të shtunën rreth mesditës, pas mbërritjes dhe sistemimit në hotel ishte dreka në periferi të Milanos. Pas dreke vizituam […]

read more

Lutja e Rruzares në Willisau

28.05 Me rastin e përmbylljes së mësimit të fesë para pushimeve verore, bashkë me fëmijë dhe familjarë të tjerë, në Willisau e lutem së bashku Rruzaren e shenjtë. Ishte ditë e bukur dhe dolëm në natyrë. Fëmijët plotë gëzim nguteshin të mbërrijnë të Kryqi në një kodrinë prej së cilës shtrihet një pamje e bukur […]

read more

Festa e fëmijëve të Kungimit të parë

24.05. Në meshën shenjtë në Emmenbrücke u shënua festa e fëmijëve të Misionit tonë që këtë vit kanë marr Kungimin e parë. Në festë ishin 17 fëmijë që këtë vit kanë marr për herë të parë Krishtin në Zemër. Mesha filloi solemnisht me procesion nga hyrja e Kishës  dhe ishin vetë fëmijët të cilët e […]

read more

Takimi me çifte martesore

| Kommentare deaktiviert für Takimi me çifte martesore

23.05 Ishte takimi me çiftet martesorë të cilët kanë filluar përgatitjen për sakramentin e kurorës. Takimin e udhëhoqi si përherë misionari ynë don Agim Qerkini, ku morën pjesë 15 çifte të cilët këtë vit do të lidhin kurorën shenjte. Takimi i radhës do të jetë me 7 qershor, ku do të marrin pjesë edhe shumë […]

read more

Rruzarja në Römerswil

18.05 Misioni ynë ka organizuar vizitë dhe lutjen e rruzares tek shpella e Zojës së Lurdit në Römerswil me të gjithë kandidatët që po bëjnë përgatitjen për sakramentin e krezmimit, me prindërit e tyre dhe të gjithë ata besimtarë që kanë pasur dëshirë të marrin pjesë në rruzare. Në fillim misionari ynë don Agim Qerkini […]

read more

Shtegtimi në Lourdes

13-17. 05. Tashmë është bërë traditë e bukur e Misioneve Katolike Shqiptare në Europë që një herë në vit, pikërisht me rastin e festës së Shëlbuemit të shtegtojmë drejt Shejntërores së Zojës në Lurd. Kështu, edhe këtë vit, me 13-17 maj, me mbi 600 besimtarë nga Misionet tona shtegtuam për të takuar Nënën Qiellore, Zojën […]

read more

Dita e Nënave

10.05 Tek qendra e Misionit në Luzern u festua Dita e Nënave, festë kjo qe shënohet prej shumë vitesh me radhë (12 vite) dhe shumë nënave ua mundëson të kalojnë një ditë të veçantë. Rreth organizimit sa ma të mirë të kësaj feste, janë angazhuar bashkë me motrat e nderit edhe grupi i forumit të […]

read more