Menu Schließen

MINISTRANTËT

ministrantet

Shërbyesit e altarit

Ministranti është i thirrur që në bashkësinë e famullisë të shërbejë me një detyrë të caktuar, ashtu siç e tregon edhe vetë emri. Fjala latine “ministrare” do të thotë të shërbesh. Siç shërbejnë ministrat në shtet për të mirën e të gjithë qytetarëve, ashtu edhe ministranti është shërbyes i altarit. Ai është pjesëtarë i shërbesës së Hyjit. Bashkësia e famullisë i zgjedh dhe i pranon në mes të shumë djemve e vajzave. Mburru atëherë dhe ji i gëzuar sepse je i thirrur në një shërbesë aq të lartë.

Shërbesa hyjnore është kremtim i veçantë në nder të vetë Hyjit. Të jesh në afërsi të veçantë me Hyjin nuk është vetëm nder i veçantë, por është edhe përgjegjësi. Të gjithë njerëzit e mëdhenj në historinë e shëlbimit, siç janë profetët dhe shenjtërit, detyrën e vet e kanë kuptuar si angazhim të madh për gjërat e Hyjit.

Mesha shenjte është lutja më e lartësuar (kulmi i lutjes), të cilën besimtarët mund tʼia paraqesin Hyjit. Për këtë arsye prej shërbyesit të altarit pritet kujdes i veçantë dhe përqendrim. Prandaj përcille me kujdes zhvillimin e ritit, lutu me përqendrim, dinjitet dhe sillu me përshpirtëri. Sjellja jote duhet të nxisë besimtarët në lutje. S`do të ishte mirë nëse sjellja jote dhe qëndrimi bëhen pengesë për meshtarin ose besimtarët.

Veshja e rrobave të ministrantit nuk ka për qellim vetëm zbukurimin tënd si person, por dëshirojnë ta pasurojnë liturgjinë. Ministranti i veshur mirë, me sjellje solemne dhe serioze, është zbukurim i liturgjisë. Sikur me kujdes dekorojmë altarin me lule dhe qirinj, ashtu edhe ti je lëvdatë e shërbesës hyjnore të vetë Hyjit.

Çfarë karakteristikash duhet të ketë ministranti?

Ministrantin e mirë duhet ta stolisin këto karakteristika:

  1. Zelli për lavdinë e Hyjit – Kush dëshiron të jetë ministrant nuk guxon ta udhëheqë dëshira për tu vënë në dukje, por qëllimi i sinqertë që tʼi kontribuojë lartësimit dhe bukurisë së detyrës së Hyjit. Gjithçka që të bëjë le të jetë për lavdinë më të madhe të Hyjit.
  2. Dëgjesa dhe përvujtëria – Ministranti i mirë është i dëgjueshëm në gjithçka. I gatshëm dhe  i gëzuar, pranon çdo detyrim. Në shërbim nuk do të kërkojë të vendosë veten në dukje, sepse është i vetdijshëm se edhe me shërbimin më të vogël i shërben Hyjit.
  3. Pastërtia e shpirtit – “Në malin e Zotit guxon të ngjitet vetëm ai, i cili i ka duart e pastra dhe zemrën e pafaj”. Shërbyesi i altarit duhet të mundohet që të bëhet i shenjtë. Për këtë ministranti do të ruhet prej çdo mëkati, kurse nëse mëkaton rëndë sa më parë ta pastrojë shpirtin në rrëfim.
  4. Frikë nderimi – Jo vetëm ndaj Hyjit, por edhe ndaj gjithçkaje që është e lidhur me detyrën e Hyjit, ministranti duhet të ndjejë nderimin më të thellë. Mbi të gjitha nderimin ndaj Jezusit në tabernakull.
  5. Rregulli dhe përpikëria – Nëse diku duhet të mbahet rregulli dhe përpikëria, është e nevojshme mbi të gjitha tek mesha. Ministranti nuk guxon të lejojë që ta presin atë. Detyrën e vet duhet ta bëjë me ndërgjegje. Gjithçka është për lavdinë e Hyjit, për të duhet të jetë e madhe dhe me rëndësi.
  6. Miqësia – Mes ministrantëve duhet të krijohet shpirti i dashurisë vëllazërore dhe i lidhjes. Askush nuk guxon të jetë i lënë pas dore. Mirë është kur miqësinë prej kishës e bartim në rrugë dhe në shtëpi. Është bukur nëse vazhdojmë të shoqërohemi edhe jashtë hapësirës kishtare.
  7. Zelli – Shërbyesit e altarit duhet të jenë nxënësit më të shkathët në shkollë, e sidomos në katekizëm. Jashtë kishës duhet të lexojnë libra dhe revista me përmbajtje fetare.

Detyra e ministrantit

Të gjithë ministrantët e një famullie përbëjnë “grupin e ministrantave”. Në  “grup” mund të jetë i pranuar çdo djalë ose vajzë, i sjellshëm, i cili ka qëllimin e drejtë; të shërbejë për lavdinë më të lartë të Hyjit.

  • rregullisht dhe saktësisht të marrë pjesë në shërbesën e Hyjit dhe në takime,
  • të arrijë të paktën dhjetë minuta para meshës që të përgatitet për të ministruar (i veshur në rregull, i krehur, me rroba, duart dhe këpucë të pastra).
  • Para dhe pas meshës ta bëjë lutjen. Me përshpirtëri dhe përqendrim ta bëjë detyrën te altari.
  • Ta marrë sa më shpesh kungimin e shenjtë.
  • Të ruaje dhe përgatitë rrobat e ministrantit. Gjithashtu të përgatitë dhe ruaje të gjitha gjërat kishtare; t’i vërë ato në vend të caktuar.
  • Të arsyetojë çdo mungesë prej meshës ose takimeve. Nëse është i penguar që të shërbejë, le të mendojë për zëvendësim.

PREMTIMET E MINISTRANTIT

  • Ministranti i shërben Krishtit, mësuesit më të mirë.
  • Ministranti gjithmonë i mbetet besnik Kishës së vet Katolike.
  • Ministranti është serioz dhe i përshpirtshëm në meshën shenjte.
  • Ministranti është në paqe me Hyjin, me të afërmin e vet dhe mundohet të jetë gjithnjë e më i mirë.
  • Ministranti i dëgjon prindërit, mësuesit, katekistët dhe meshtarin e vet.
  • Ministranti është miku më i vërtetë.
  • Ministranti nuk shanë dhe nuk gënjen.
  • Ministranti është i gëzuar dhe gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë të tjerëve.
  • Ministranti ndjekë Marinë me zemër të pastër.
  • Ministranti lutet personalisht dhe në bashkësi.

Lutja e ministrantit

O Zot, Jezus, jam shërbëtori  yt. Më ke zgjedhur mua që të shërbej te altari yt. Jam i lumtur që mundem te Flija e shenjtë të sjell në altarë dhuratat e flisë. Më mëso ta dëgjoj fjalën Tënde. Më jep forcë që të di me gëzim të tregoj gjithçka; veprat e mija, mendimet e mija dhe gjithë jetën time. Ti do të më dhurohesh në Kungimin e shenjtë. Më jep zemrën e vërtetë apostolike, që edhe unë të di tʼu dhurohem vëllezërve. Qëndro gjithmonë me mua, o Zot! Ti më udhëheq te Ati! Mari, Nëna ime, shërbëtorja e Zotit, më bëj shërbëtor besnik të Birit Tënd. Amen.

Lutja para meshe

O Hyj, ti me rregullin e mrekullueshëm u ndanë shërbesat engjëjve dhe njerëzve.

Më jep hirin që edhe unë te kjo meshë e shenjtë të shërbej te altari i flisë sate si engjëll:

me frikënderim, me gëzim, përshpirtëri dhe kujdes. Shën Tarzisi, shën Polioni, shën Dominiku dhe të gjithë shenjtërit ministrantë, lutuni për mua.

Zemra e Jezusit, shembull i zemrës së meshtarit, na jep meshtarë të shenjtë!

Falënderimi pas meshe

O Hyj tepër i mirë, të falënderoj pse kam mundur të shërbej te flija e kësaj meshë të shenjtë. Mi fal të gjitha gabimet, të cilat tani i kam bërë. Të premtoj se do të mundohem të shërbej më mirë, më me gëzim dhe gatishmëri. Jezus, më beko mua dhe të gjithë miqtë e mi ministranta. Zgjo në ne dhe në shumë djem (fëmijë) farën e thirrjes shpirtërore! Nëse më thirr mua, më jep forcë që të them: Ja ku jam!

Zemra e Jezusit, shembull i zemrës së meshtarit, na jep meshtarë të shenjtë!

Në të gjitha kishat e misionit tonë, aktualisht kryejnë shërbesën e ministrantit 35 fëmijë, me të cilët kemi 4-5 takime të rregullta gjatë vitit.

1. Elias Ukaj23. Dionis Gjergjaj
2. Luiza Milici24. Blerta Gjergjaj
3. Lorena Milici25. Ilirjana Kodraj
4. Vanesa Prenrecaj26. Vanesa Milici
5. Izabella Prenrecaj27. Janina Nokaj
6. Rafaellla Prela28. Rafael Gjokaj
7. Fabiola Prela29. Manuella Komani
8. Lorena Lleshdedaj30. Daniella Komani
9.  Laura Milici31. Gabriella Bushaj
10. Jannina Kaqinari32. Mateo Komani
11 . Davida Kaqinari33. Samuel Prenrecaj
12. Rinesa Komani34. Dion Komani
13. Elion Komani35. Sabina Prenkaj
14. Emanuella Krasniqi36. Janik Nokaj
15. Luisa Krasniqi37. Dorina Tanushaj
16. Diana Preqi38. Fabian Tanushaj
17. Daniela Preqi39.  Samuel Milici
18. Daniel Preqi40. David Bisaku
19.  Luisa Pepaj41. Diana Bisaku
20. Samuel Toplanaj42. Sara Nikaj
21.  Jessika Tunprenkaj43. Gabriel Nikaj
22. Lorentina Kukeli