Mbrëmjen e djeshme, më 25 nëntor, kishim mbledhjen e radhës dhe të fundit për këtë vit me Këshillin e Misionit tonë në Luzern.
Në ora 19:00 kishim darkën e përbashkët, të ofruar nga Kelmend Shtufi, pronar i restorantit Kelly’s në Emmebrücke, dhe menjëherë pas vazhduam me programin e paraparë të mbledhjes.
Fillimisht u lexua protokolli i mbledhjes së fundit, pastaj shqyrtuam dhe diskutuam mbi tema që ndërlidhen me aktivitetet dhe jetën e Misionit tonë.
Në këtë mbledhje u bë prezantimi i anëtarëve të rinj të Këshillit: Kastriot Frrokaj, këshilltar i ri; Valentina Prenrecaj, në cilësinë e përfaqësues së Korit të Misionit, dhe Gjens Frrokaj, në cilësinë e përfaqësuesit të grupit të të rinjve të Ansamblit tonë Shqiponja.
Në këtë mbledhje u bë prezantimi i agjendës 2024, me të gjitha aktivitetet shpirtërore, kulturore dhe sportive, tashmë të programuara për vitin 2024.
Pika e fundit e mbledhjes ishte propozimi dhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit të Misionit. Pas një shqyrtimi dhe reflektimi mbi këtë temë, nga të pranishmit u propozuan disa kandidat, dhe me votim të të pranishmëve në krye të Këshillit u zgjodh z. Nue Tuqi, për një mandat pesë vjeçar.
Nout i dëshirojmë suksese, mbarësi në punë dhe vullnet për të vazhduar me ritmin, vullnetin dhe dashurinë e tij për Misionin, ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit i falënderojmë për bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre të çmueshme.