Menu Schließen

10.09.2017 – Mesha e falënderimit, me rastin e një vjetorit të shpalljes të shenjte të Nënë Terezës

Mesha e falënderimit, me rastin e një vjetorit të shpalljes të shenjte të Nënë Terezës nga Kalkuta, u kremtua në Emmenbrücke, nga don Agimi, i ndihmuar nga don Marjan Topalli, diakoni i ri nga Kosova. Para meshe u përgatitë që të ngritët mbi elter  figura e Shenjtëreshës. Pasi që në mënyrë solemne hyrën meshtari, diakoni dhe ministrantët, të prirë nga kryqi, derisa fegura ngritej, kori i Misionit e këndoi këngën e shën Terezës: ”Me ato duar të arta..”

 

 

 

Ishte ky moment i veçantë dhe nxitës, që më me dashuri ta kremtojmë këtë meshë falënderimi, por edhe lutje që ajo të ndërmjetësoi, për secilin që të ecim drejt rrugës së shenjtërisë. Tek elteri disa nga besimtarët ofruan dhuratat si bukën dhe verën, kryqin, lapsin dhe fletoren siç thoshte, ajo vet, dua të jem laps në dorën e Zotit, edhe qiriun, sepse ajo dëgjoi zërin e Tij: “Eja, ji drita ime!”. Ishin këto lutje që edhe ne të dëgjojmë frymëzimet e Shpirtit të Zotit dhe t´i përgjigjemi me jetën konkrete. Pas meshës në oborrin e kishës u shtrua apero për të gjithë, të përgatitur nga gratë e Forumit të Misionit, “Zoja e Këshillit të Mirë”, me nënat e fëmijëve të cilët vijnë në katekizëm dhe të tjerë. Ishte ditë gëzimi, falënderimi si dhe rast takimi me njëri tjetrin.